Monday, October 29, 2007

( ..........)

"Shollit të ditës s'i duhet spermë komete. Ky lloj Shën njeriu do bibël të re. Një fe tjetër. Fe besim në vete. Amen. Koha jonë s'goxon të kohosh pa ne"

( A. Shkreli)

Autor: Remzi Fetahaj

Në qytetin e Prishtinës

Në këtë qytet zhurma e turmës të valëvit me orkestrën e sirenave të thirrjes
Rrugëve të hapura zhurmë agregatesh
Në mes korbave luftë identitetesh
Kalorës të zinj nga shtegu i vjetër i Lindjes
Trajta kulturash të ngarkuara aterrojnë mbi të çdo orë e nga pak
Çdo ditë e më shumë i bëjnë hije diellit retë e zbehura të Perëndimit jetik
Në qytetin e modernizuar të Prishtinës koleksion i shkërdhyer famullish
Strajcë gabelësh, turmë peshkaqenësh

Thursday, October 25, 2007

Autor: Remzi FETAHAJ

Paradoks

Me mote
Të kam matur
Njeri
Krimb i një universi

Kam heshtur dhe ecur
I verbër çuditërisht
Mbi galerinë tënde t’pshurrtë
Idealesh

Në mes qiellit dhe tokës
Orët më heshtje
T’i kam matur
Njeri qëllimisht

E di...e di

Simbol kurve je ti
Njeriu im
Asgjë më tepër...
Asgjë...

Wednesday, October 24, 2007

Shkruan: Ismail KADARE

Tregim


Vdekja e gruas ruse


Nina F. moskovite. Martuar më 1956 me një oficer shqiptar. Pas fjalëve të dua, erdhën shëtitjet në parkun Gorki, telefonimet nga kabinat e mbuluara me borë, dënesat s'do të më harrosh etj.,etj,.gjer te : qytetare Nina e pranon për burrë A.D. Dhe pastaj nënshkrimet, këmbimi i unazave, ardhja dhe muaj i mjaltit në Shqipëri .Tani ajo është shtrirë në arkivol në mes të dhomës së apartamentit, mijëra kilometra larg vendit të saj. Ka vite që s'ka marrë letër nga të vetët (letrat ishin të rralla pas prishjes së marrëdhënieve dhe vitet e fundit pothuajse janë prerë). Ajo nuk ka ditur saktësisht kush ka vdekur e kush është gjallë në familjen e saj, ashtu sikurse nuk do ta marrin vesh kurrë saktësisht nëse ajo ka vdekur vërtet e, aq më pak, vitin e vdekjes.Rrotull arkivolit një grumbull grash e qajnë në gjuhë të huaj . Janë motrat e oficerit, plaka tashmë.Për shkak të shamisë me lule me të cilën ia kanë lidhur kokën, ajo ngjanë edhe më shumë ruse dhe akoma më të trishtueshme e bën kjo e qarë në gjuhë të huaj për të .Rrallë është vajtuar një grua nga kunatat e saj me kaq ngashërim. Ky është një mendim që edhe në qoftë së nuk thuhet me zë, ndihet menjëherë . Ashtu siç ndjehet shpjegimi për të : qajnë në radhë të parë vetminë e saj .E me siguri; të tyren . Në të djathtë të arkivolit, pas shpinës së grave ngrihet një raft librash. Midis titujve, spikasin librat që flasin për prishjen me Bashkimin Sovjetik, kryesisht librat politikë të udhëheqësit të vendit .Midis tyre dhe gruas ruse shtrirë në arkivol është dënesa e grave .Është një ditë e lagët , me shi . Megjithatë askush nuk largohet para kohe nga gropa . Një grua, anëtare e kryesisë së Frontit të Bllokut , mbanë një fjalë fare të shkurtër, ku thotë se Nina F. Ishte nënë dhe bashkëshortore e mirë dhe një punonjëse e ndërgjegjshme, që në punën dhe jetën e saj kishte pasur përherë parasysh mësimet e partisë dhe të udhëheqësit të saj. Asnjë fjalë për kombësinë e saj , atë kombësi që i kishte dhënë asaj vetminë më të madhe që mund të përfytyrohet . Lamtumirë, Nina ! Këto fjalë janë të vetmet fjalë të natyrshme që thotë anëtarja e kryesisë së Frontit. Po më e natyrshme se ato është zhurma e baltës dhe guriçkave që bien mbi arkivol, me një gjuhë universale, shumë më të kuptueshme se ajo e njerëzve , ndonëse varrin për gruan e vdekur nuk po e jep toka e gjerë ruse, por trualli i ngushtë shqiptar, i cili mezi mjafton për varret e të vetëve .

Autor: Remzi FETAHAJ

Unë dhe Liria


E mora një ditë Lirinë time me vete ,
Herët në mëngjes pimë kafe tek sheshi.

Unë shfletoja gazetën, Ajo gjykonte. Unë heshtja, Ajo fliste...

Fliste , psherëtinte , bërtiste... Unë stepesha, Ajo përsëri gjykonte. Hej, dëgjon Ti ...!?

Babai yt vdiq me maliher në duar ! Andaj lëviz bythën more i mjerë më tha

Autor: Remzi FETAHAJ

Ti, e sotmja ime

Me të djeshmen ushqehem ta shijoj të sotmen
Kur fillon e nesërmja me humb çdo shpresë
Rrugët e së ardhmes fillojnë dhe me qahen
Për idhujt e zhveshur që mbartin mbi peshë
E sotmja ime ti shpesh ma zë frymën
Tundohesh mbi mua si anija mbi valë
Nga Perëndimi nisësh, mua prapa m’le
Të përgjumur në vite...depozitë mbi dhe.

Auror: Remzi FETAHAJ

Fjalë

Fjalë, një fjalë...
Një heshtje. Prapëseprapë fjalë

E dua fjalën pa fjalë miku im
Të gjakojë ashtu siç është

E çiltër
E papërdredhur

Në majën e fronit le të jetë margaritar

Le të flitet...
Le të mbetët e ngrirë si fjalë

Ashtu siç i ka hije të jetë
Fjalës... pa fjalë...

Tuesday, October 23, 2007

Shkruan: Remzi FETAHAJ

Klithmë

Rrugës me të shara në maje bote po ngjitem Rinia ime
Në varrin e pleqërisë këmbëzbathur po hy thellë e më thellë

Ti nuk je ma fjalë e vardisur në ballin tënd të ndritur kohor

Me iluzionin tënd çava brazdën e jetës kot se koti
Me vitet e tua thurë vargun e pambaruar mot masë moti

Klithmë tani kam fjalën time Rini

Kujto kokëfortësinë tënde dhe vitet e balsamuara kujto
Mos harro...imagjino dhe qiellin tim
Yjet dhe hënën e jetës sime
Rini...
Rinia ime

Monday, October 22, 2007

Shkruan: Remzi FETAHAJ

Njësoj

Njësoj është...
Njësoj
Si dje, si sot ...
Njësoj
Dje e sot,
Sot e dje,
Njësoj është...
Njësoj

Shkruan: Remzi FETAHAJ

E ndiej

E ndiej valën tek rrjedh nga maja e Malit të Olimpit
Tek sjell me vete një erë qorre sipër afshit të përgjumur

E ndiej...

Hipokrizinë mbi shpirtin tim të zbrazur
Egërsinë në mes meje dhe të ardhmes
E ndiej ...

Pikën e vrerit në panairin e jetës sime
Tek vjen vetëtimthi nga majëmali
Me gurë dhe zdrale
Me zhurmë dhe valë

E ndiej ...

Kundërmimin e erës së keqe
Poshtërimin e viteve
Shtrëngimin e prangave
E ndiej...E ndiej...
Krismën e gjethurinave të vjeshtës...

Shkruan: Remzi FETAHAJ

Edhe

Edhe Unë
Edhe Ti
Edhe Ai (Ajo)
Simbole në unazën e jetës
Edhe Ne
Edhe Ju
Edhe Ata(Ato)
Metafora të një shpirti të ndezur

Shkruan: Remzi FETAHAJ

Memoaret

Nën qepallat e kësaj nate
Tërheq zvarrë memoaret e mia
Lodhem
Shtrihem
Dehem mbi to...
Nën qepallat e kësaj nate
Tërheq zvarrë memoaret e mia
Kridhem
Çuditem
Çmallem mbi to...

Shkruan: Remzi FETAHAJ

Unë dhe Liria

E mora një ditë Lirinë time me vete
Herët në mëngjes pimë kafe tek sheshi
Unë shfletoja gazetën, Ajo gjykonte.
Unë heshtja, Ajo fliste...
Fliste , psherëtinte , bërtiste...

Unë stepesha , Ajo përsëri gjykonte.
Hej, dëgjon Ti ...!?
Babai yt vdiq me maliher në duar !
Andaj lëviz bythën more i mjerë më tha .

Shkruan: Remzi FETAHAJ

Ato do të thonë

Netëve kur ëndrrat zgjedhin klientë.
Mua do t’më gjejnë zgjuar duke shëtitur nëpër dhomë

Do të zhgënjehen në mua tek shohin një pamje të çuditshme
Një klient lugat tek fshihet nga vetvetja
Do të shajnë në vete , do të hidhërohen në mua

Lëreni do të thonë...

Të çmendurin
Të gjorin
Të vrarin
Lëreni...
Jashtë mureve të natës, jashtë vargut të ëndrrës.

Shkruan: Remzi FETAHAJ

Dua

Dua ta njoh vetveten
Vetveten dua ta njoh
Ta njoh vetveten dua
Para se të njoh Ty
Vetvetja ime ...

Shkruan: Remzi FETAHAJ

Edhe

Edhe Unë
Edhe Ti
Edhe Ai (Ajo)
Simbole në unazën e jetës
Edhe Ne
Edhe Ju
Edhe Ata(Ato)
Metafora të një shpirti të ndezur
Paradoks

Me mote
Të kam matur
Njeri
Krimb i një universi

Kam heshtur dhe ecur
I verbër çuditërisht
Mbi galerinë tënde t’pshurrtë
Idealesh

Në mes qiellit dhe tokës
Orët më heshtje
T’i kam matur
Njeri qëllimisht

E di...e di

Simbol kurve je ti
Njeriu im
Asgjë më tepër...
Asgjë...

Autor: Remzi FETAHAJ

Paradoks

Me mote
Të kam matur
Njeri
Krimb i një universi

Kam heshtur dhe ecur
I verbër çuditërisht
Mbi galerinë tënde t’pshurrtë
Idealesh

Në mes qiellit dhe tokës
Orët më heshtje
T’i kam matur
Njeri qëllimisht

E di...e di

Simbol kurve je ti
Njeriu im
Asgjë më tepër...
Asgjë...

Autor: Remzi FETAHAJ

Paradoks

Me mote
Të kam matur
Njeri
Krimb i një universi

Kam heshtur dhe ecur
I verbër çuditërisht
Mbi galerinë tënde t’pshurrtë
Idealesh

Në mes qiellit dhe tokës
Orët më heshtje
T’i kam matur
Njeri qëllimisht

E di...e di

Simbol kurve je ti
Njeriu im
Asgjë më tepër...
Asgjë...

Saturday, October 20, 2007

Shkruan: Dritëro AGOLLI

(.........)

Jam nisur të mbetem një kambanë,
Aspak s'tingëlloj e s'gjëmoj po s'më ranë

Më bini , ju lutem , përherë e ngaherë
Në doni prej meje gjëmim e poterë ...

Shkruan: Din MEHMETI

(..........)
"Nëse doni të dini cila është dashuria im Le të flas kulla e shpuar, Le të flasë toka e stolisur me varre
Sepse nëpër të çarat e thella një zë ka jehuar:
Për gjuhë,
Për tokë,
Për nderë,
Na kurrë s’jemi ngopur nga vdekja..."

Jusuf Gërvalla

Nga memoaret e një shëtitësi

Kur u ktheve në pullazin tim mbushur me kashtë
Nën qepallat e lodhjes e të kohës botën
E në botë s’kish tjetër pos shkëlqimit arit e qelqit
Mbi rrashta e penda të larta zogj alumini
Kish edhe uri edhe poetë edhe ujëvara në botë
Kish njerëz prej druri e kafshë të buta kudo
Kish edhe hieroglife dy fjalë dhe gjurmë që s’fshihen
Kish lumenj të egër e fosile të lashta Mes mureve të trasha fshesa dhe minj.

Nga monologët e Asimulit

"O njeri, ti je rob i syrit tënd, i veshit tënd, i mendjes sate!
Hapi sytë e shikoje vetën. Shikoje e njihe mire.
Ti je ai që fatin dhe lumturinë vetvetes ia sjell.
Ti je ai që fatin dhe lumturinë vetvetes ia fundos.
Shumë afër e ke lumturinë, po duhet njohur.
Me një zgjatje dore mund ta arrish.
Të gjitha të mirat do t’i kesh në shuplakë, po qe se di t’ua tregosh rrugën....
Madhështia qëndron në gjërat e thjeshta përreth.
O njeri, të drejtohem ty që të dua e të njoh.
Dëgjoje fjalën time!..."

Në vend të përshëndetjes

Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal. Dhe dije mirë kurrë më një e një nuk bëjnë një
Si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.
Shko.
Merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde, hiqe zvarrë
Rrugëve si gjënë e ndyrë. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur në shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë.
Asgjë mos thuaj. Merre me vete gjurmët nëpër të cilat
Erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko.
Dhe behu fjalë e mrame n’gojën time. Bëhu shkreptimë e fikur n’ylberin e shikimit tim.
Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje
Dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim ujët si fluturat
E ua ngjisnim nga një emër mos ta harrojmë emrin tonë.
Shko.
Merri me vete edhe rrugët të mos kthehesh kurrë
Në vesë e lotit të rrejshëm gërmadhat e kujtimit t’i rrëzosh.
Shko.
Mbyllu në do kështjella të largëta harrimi ku s’të zgjojnë më
Kombonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën
E han n’pikëllim që mëkatin s’e lan, që s’mund ta shpojë
Gurin e rëndë, gurit e ftohtë të ndarjes. Shko, më mirë
Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur n’shtekkballin tim. Mos thuaj lamtumirë
E kur t’shkosh larg, më larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkosh larg, më larg se prej zemre në zemër
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetës
Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj.
Shko.
Se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëketët e gjakut të ndezur.

(Azem Shkreli, marrë nga origjinali)

Autor: Remzi Fetahaj

Në qytetin e Prishtinës

Në këtë qytet zhurma e turmës të valëvit me orkestrën e sirenave të thirrjes
Rrugëve të hapura zhurmë agregatesh
Në mes korbave luftë identitetesh
Kalorës të zinj nga shtegu i vjetër i Lindjes
Trajta kulturash të ngarkuara aterojnë mbi të çdo orë e nga pak
Çdo ditë e më shumë i bëjnë hije diellit retë e zbehura të Perëndimit jetik
Në qytetin e modernizuar të Prishtinës koleksion i shkërdhyer famujsh
Strajcë gabelësh, turmë peshkaqenësh.

Friday, October 19, 2007

Halim Haziraj

Kanë thënë-s’kanë thënë



Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buzë pështyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.

Dritëro Agolli, “Njerëzit”, “Lutjet e Kambanës”, Tr 1998



Kanë thënë
Se e para vritet
Fjala
E lirë



S’kanë thënë
Se e para vret
Fjala
E ndyrë

Bilal Xhaferri

Eja trishtim

Eja, trishtim ,
eja me hapa fletesh qe bien nga deget,
eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
Eja trishtim ,
eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje,
eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje...
Eja , trishtim,
o preher i embel qe nuk me braktise kurre,
o strehe e qetesise sime,
o enderrime te mia,
o gji i shpreses sime.
Eja , trishtim,
trishtim ,
eja.

Perla të shkëputura poetike

(.............)

"Sa janë kombe përmbi dhe
Me bashkimin në dritë kanë dalë .
Ka qitë dreqi, pushkë ndër ne,
Mos me u ba, dy vetë n’një fjalë!
Ma mirë dekë, me u shue nën hije
T’flamurit tonë në fushë t’mejdanit.
Së me rreu nji jetë robinje
Për nën zhele t’huaj t’ballkanit!"

(At Gjergj Fishta, marrë nga origjinali)

Federiko Garsia Lorka

"Çdo send ka fshehtësinë e vet, poezia është fshehtësia e çdo sendi"

Perla të shkëputura poetike

(..........)

"Shkëlqen parajsa përmatanë,
S’ka ferr e terr e tmerr pa fe ,
Se nga te gjithë që shkuan e vanë
Asnjë s’u kthye prapa mbi dhe."

(Xhevahir Spahiu )

Perla të shkëputura poetike

"Kur nisem për udhë
Më ndritë çdo gjë e kam shpresë
Kur kthehem ,kam gjumë,
Diçka fillon nga vetja ime të vdesë..."

(Dritëro Agolli)

Perla të shkëputura poetike

"Kur nisem për udhë
Më ndritë çdo gjë e kam shpresë
Kur kthehem ,kam gjumë,
Diçka fillon nga vetja ime të vdesë..."



(Dritëro Agolli)

Perla të shkëputura poetike

(............)

''Jam shtrirë në barin përrallor
Diku në një fshat
E marr frymë thellë:
Çlirohem robërohem
Lindi vdes
E bëj ç’dua vetë ..."

(Din Mehmeti)

Udhëtari

O mik ,
Mos u kthe i zgërlaqur nën strehë ,
Udhëtar i ikur prej vetes !
Unë u gabova që u ktheva aq herët ,
Tani kam prangat e heshtjes ...

(Dritëro Agolli)

E shkruar me 31 dhjetor


Desha të uroj sonte gjitha të mirat
Juve të dashurve ,
Juve të mirëve ,
T'u uroj maleve pleqëri të mbarë
Fusha dhe deleve pjellori ;
Oxhakëve - tym të zi ,
Nënave – qumësht të bardhë,
Rrugëve – zhurma kalamajsh,
Të rënëve – qetësi .

I. Kadare

TREGIM

Vdekja e gruas ruse

Nina F. moskovite. Martuar më 1956 me një oficer shqiptar. Pas fjalëve të dua, erdhën shëtitjet në parkun Gorki, telefonimet nga kabinat e mbuluara me borë, dënesat s'do të më harrosh etj.,etj,.gjer te : qytetare Nina e pranon për burrë A.D. Dhe pastaj nënshkrimet, këmbimi i unazave, ardhja dhe muaj i mjaltit në Shqipëri .
Tani ajo është shtrirë në arkivol në mes të dhomës së apartamentit, mijëra kilometra larg vendit të saj. Ka vite që s'ka marrë letër nga të vetët (letrat ishin të rralla pas prishjes së marrëdhënieve dhe vitet e fundit pothuajse janë prerë). Ajo nuk ka ditur saktësisht kush ka vdekur e kush është gjallë në familjen e saj, ashtu sikurse nuk do ta marrin vesh kurrë saktësisht nëse ajo ka vdekur vërtet e, aq më pak, vitin e vdekjes.
Rrotull arkivolit një grumbull grash e qajnë në gjuhë të huaj . Janë motrat e oficerit, plaka tashmë.
Për shkak të shamisë me lule me të cilën ia kanë lidhur kokën, ajo ngjanë edhe më shumë ruse dhe akoma më të trishtueshme e bën kjo e qarë në gjuhë të huaj për të .
Rrallë është vajtuar një grua nga kunatat e saj me kaq ngashërim. Ky është një mendim që edhe në qoftë së nuk thuhet me zë, ndihet menjëherë . Ashtu
siç ndjehet shpjegimi për të : qajnë në radhë të parë vetminë e saj .
E me siguri; të tyren . Në të djathtë të arkivolit, pas shpinës së grave ngrihet një raft librash. Midis titujve, spikasin librat që flasin për prishjen me Bashkimin Sovjetik, kryesisht librat politikë të udhëheqësit të vendit .
Midis tyre dhe gruas ruse shtrirë në arkivol është dënesa e grave .
Është një ditë e lagët , me shi . Megjithatë askush nuk largohet para kohe nga gropa . Një grua, anëtare e kryesisë së Frontit të Bllokut , mbanë një fjalë fare të shkurtër, ku thotë se Nina F. Ishte nënë dhe bashkëshortore e mirë dhe një punonjëse e ndërgjegjshme, që në punën dhe jetën e saj kishte pasur përherë parasysh mësimet e partisë dhe të udhëheqësit të saj.
Asnjë fjalë për kombësinë e saj , atë kombësi që i kishte dhënë asaj vetminë më të madhe që mund të përfytyrohet . Lamtumirë, Nina !
Këto fjalë janë të vetmet fjalë të natyrshme që thotë anëtarja e kryesisë së Frontit. Po më e natyrshme se ato është zhurma e baltës dhe guriçkave që bien mbi arkivol, me një gjuhë universale, shumë më të kuptueshme se ajo e njerëzve , ndonëse varrin për gruan e vdekur nuk po e jep toka e gjerë ruse, por trualli i ngushtë shqiptar, i cili mezi mjafton për varret e të vetëve .

I. Kadare

Thursday, October 18, 2007

Perla të shkëputura poetike

(..........)

Një ditë heshtja
do të më gjuaj me eshtrat e mia
ose do çmendem duke rrënuar

(Ali Podrimja )