Saturday, October 20, 2007

Jusuf Gërvalla

Nga memoaret e një shëtitësi

Kur u ktheve në pullazin tim mbushur me kashtë
Nën qepallat e lodhjes e të kohës botën
E në botë s’kish tjetër pos shkëlqimit arit e qelqit
Mbi rrashta e penda të larta zogj alumini
Kish edhe uri edhe poetë edhe ujëvara në botë
Kish njerëz prej druri e kafshë të buta kudo
Kish edhe hieroglife dy fjalë dhe gjurmë që s’fshihen
Kish lumenj të egër e fosile të lashta Mes mureve të trasha fshesa dhe minj.

No comments: