Saturday, October 20, 2007

Autor: Remzi Fetahaj

Në qytetin e Prishtinës

Në këtë qytet zhurma e turmës të valëvit me orkestrën e sirenave të thirrjes
Rrugëve të hapura zhurmë agregatesh
Në mes korbave luftë identitetesh
Kalorës të zinj nga shtegu i vjetër i Lindjes
Trajta kulturash të ngarkuara aterojnë mbi të çdo orë e nga pak
Çdo ditë e më shumë i bëjnë hije diellit retë e zbehura të Perëndimit jetik
Në qytetin e modernizuar të Prishtinës koleksion i shkërdhyer famujsh
Strajcë gabelësh, turmë peshkaqenësh.

No comments: