Monday, October 22, 2007

Shkruan: Remzi FETAHAJ

E ndiej

E ndiej valën tek rrjedh nga maja e Malit të Olimpit
Tek sjell me vete një erë qorre sipër afshit të përgjumur

E ndiej...

Hipokrizinë mbi shpirtin tim të zbrazur
Egërsinë në mes meje dhe të ardhmes
E ndiej ...

Pikën e vrerit në panairin e jetës sime
Tek vjen vetëtimthi nga majëmali
Me gurë dhe zdrale
Me zhurmë dhe valë

E ndiej ...

Kundërmimin e erës së keqe
Poshtërimin e viteve
Shtrëngimin e prangave
E ndiej...E ndiej...
Krismën e gjethurinave të vjeshtës...

No comments: