Monday, October 29, 2007

Autor: Remzi Fetahaj

Në qytetin e Prishtinës

Në këtë qytet zhurma e turmës të valëvit me orkestrën e sirenave të thirrjes
Rrugëve të hapura zhurmë agregatesh
Në mes korbave luftë identitetesh
Kalorës të zinj nga shtegu i vjetër i Lindjes
Trajta kulturash të ngarkuara aterrojnë mbi të çdo orë e nga pak
Çdo ditë e më shumë i bëjnë hije diellit retë e zbehura të Perëndimit jetik
Në qytetin e modernizuar të Prishtinës koleksion i shkërdhyer famullish
Strajcë gabelësh, turmë peshkaqenësh

2 comments:

Anonymous said...

Nje poezi paksa revolucionare, por në të vertetë e mire...Gonja, Prishtinë

Anonymous said...

Poezia me pëlqen shumë, Z.Remzi Fetahaj, unë kam lexuar shume pak poezi, por vertet do te deshiroja qe një permbledhje tënden ta kem ne biblioteken time....me respekt,Donati