Monday, October 22, 2007

Shkruan: Remzi FETAHAJ

Ato do të thonë

Netëve kur ëndrrat zgjedhin klientë.
Mua do t’më gjejnë zgjuar duke shëtitur nëpër dhomë

Do të zhgënjehen në mua tek shohin një pamje të çuditshme
Një klient lugat tek fshihet nga vetvetja
Do të shajnë në vete , do të hidhërohen në mua

Lëreni do të thonë...

Të çmendurin
Të gjorin
Të vrarin
Lëreni...
Jashtë mureve të natës, jashtë vargut të ëndrrës.

No comments: