Tuesday, October 23, 2007

Shkruan: Remzi FETAHAJ

Klithmë

Rrugës me të shara në maje bote po ngjitem Rinia ime
Në varrin e pleqërisë këmbëzbathur po hy thellë e më thellë

Ti nuk je ma fjalë e vardisur në ballin tënd të ndritur kohor

Me iluzionin tënd çava brazdën e jetës kot se koti
Me vitet e tua thurë vargun e pambaruar mot masë moti

Klithmë tani kam fjalën time Rini

Kujto kokëfortësinë tënde dhe vitet e balsamuara kujto
Mos harro...imagjino dhe qiellin tim
Yjet dhe hënën e jetës sime
Rini...
Rinia ime

No comments: