Friday, October 19, 2007

E shkruar me 31 dhjetor


Desha të uroj sonte gjitha të mirat
Juve të dashurve ,
Juve të mirëve ,
T'u uroj maleve pleqëri të mbarë
Fusha dhe deleve pjellori ;
Oxhakëve - tym të zi ,
Nënave – qumësht të bardhë,
Rrugëve – zhurma kalamajsh,
Të rënëve – qetësi .

I. Kadare

No comments: