Saturday, October 20, 2007

Nga monologët e Asimulit

"O njeri, ti je rob i syrit tënd, i veshit tënd, i mendjes sate!
Hapi sytë e shikoje vetën. Shikoje e njihe mire.
Ti je ai që fatin dhe lumturinë vetvetes ia sjell.
Ti je ai që fatin dhe lumturinë vetvetes ia fundos.
Shumë afër e ke lumturinë, po duhet njohur.
Me një zgjatje dore mund ta arrish.
Të gjitha të mirat do t’i kesh në shuplakë, po qe se di t’ua tregosh rrugën....
Madhështia qëndron në gjërat e thjeshta përreth.
O njeri, të drejtohem ty që të dua e të njoh.
Dëgjoje fjalën time!..."

No comments: